Arrestohet 32-vjeçarri në Tiranë, u kap duke marrë një pako me pjesë armësh të ardhura nga SHBA

Aktualitet

Arrestohet 32-vjeçarri në Tiranë, u kap duke marrë

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, operacioni i koduar “Delivery”.

Goditet një tentativë për të trafikuar nga SHBA-ja, pjesë armësh zjarri.

Kapet në flagrancë, duke marrë një pako me pjesë armësh, në një degë postare, një 32-vjeçar.

Sekuestrohen 1 tytë arme zjarri, 1 silenciator, 2 krehra dhe pjesë të tyre, si dhe 2 celularë.

Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve të shpejta operacionale, të kryera pas indicieve për një rast të trafikimit të pjesëve të armëve të zjarrit, nëpërmjet shërbimit postar, nga ShBA-ja në Shqipëri, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve finalizuan operacionin e koduar “Delivery”.

Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi E. H., 32 vjeç, banues në Tiranë, teksa merrte një pako me pjesë armësh, në një degë postare në rrugën “Asim Vokshi”.

Pjesët e gjetura në pako dyshohet se janë trafikuar nga ShBA-ja.

Hetimi vijon për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT