Ambasadori i SHBA në NATO viziton Tiranë/ Ambasada vlerëson partneritetin mes vendeve
Lajmifundit
/
24 Prill 2026, 15:45
Aktualitet

Ambasada Amerikane në Tiranë ka zhvilluar një takim me përfaqësues të rëndësishëm të aleancës euroatlantike, duke vënë në fokus bashkëpunimin e ngushtë mes Shqipëri dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në një njoftim zyrtar, ambasada bëri të ditur se mirëpriti Ambasadorin e SHBA-së në NATO, Matthew Whitaker, i cili u njoh nga afër me marinsat dhe stafin amerikan e shqiptar që kanë shërbyer në misionet e NATO në Afganistan dhe Irak.
Takimi u vlerësua si një shenjë e vazhdimësisë së partneritetit mes dy vendeve, duke theksuar rolin e përbashkët në mbrojtjen e vlerave demokratike dhe sigurisë ndërkombëtare.


