Ambasada në Tiranë: Rusia fshihet pas sulmit me dron në Gjermani: Do përgjigjemi!

Aktualitet

Ambasada në Tiranë: Rusia fshihet pas sulmit me dron në Gjermani:
Ambasada e Gjermanisë në Shqipëri ka reaguar për sulmin e fundit me dron në Gjermani duke thënë zyrtarisht se pas këtij akti fshihet Rusia.

Në mesazh theksohet se autoritetet gjermane dhe europiane do të pergjigjen në mënyrë të përshtatshme ndaj sulmit në fjalë.

Më poshtë reagimi:

Tani e dimë se Rusia është përgjegjëse për tentativën për sulm me eksploziv në aeroportin e Leipzigut.

Sulmet e përsëritura hibride të Rusisë ndaj Gjermanisë dhe Evropës janë të papranueshme.

Ne nuk do të lejojmë të frikësohemi dhe as të përçahemi – dhe do t’u përgjigjemi provokimeve të Rusisë në mënyrë të përshtatshme dhe të vendosur

ME TE LEXUARAT