Alternime kthjellimesh e vranësirash, ja parashikimi i motit për sot! Sa do të jenë temperaturat
Lajmifundit
/
15 Janar 2026, 08:21
Aktualitet

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet alternime kthjellimesh e vranësirash kalimtare.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit e të mbrëmjes do të ketë mjegull.
Era do të fryjë me drejtim verilindje– juglindje, me shpejtësi mesatare 8 m/s.
Valëzimi në det do të jetë forcës 1-2 ballë.




