Aksident në Lushnjë, biçiklisti përplaset me një automjet, niset në spital (EMRI)
Lajmifundit
/
23 September 2026, 11:20
Aktualitet

Një aksident është regjistruar në Lushnjë, ku një biçiklist, i identifikuar si Josif Pane, është përplasur me një automjet tip “Mersedes Benz”.
Si pasojë e aksidentit, Pane ka pësuar dëmtime të lehta dhe është transportuar në Spitalin e Lushnjës për të marrë ndihmën mjekësore dhe për t’iu nënshtruar ekzaminimeve.
Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, vijojnë verifikimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.


