Aksident në Himarë, makina përplaset me bordurën, plagosen dy vajza

Aktualitet

Aksident në Himarë, makina përplaset me bordurën, plagosen
Një aksident rrugor është regjistruar këtë të premte në aksin Himarë–Borsh, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Si pasojë e përplasjes, dy vajza kanë mbetur të plagosura dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

 

ME TE LEXUARAT