Aksident i rëndë në Sarandë, “Smarti” përplaset me motorin, plagoset në kokë 22-vjeçari (EMRAT)

Aktualitet

Aksident i rëndë në Sarandë, “Smarti”

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Sarandë ku një 33 vjeçar ka mbetur i lënduar rëndë.

Në aksident janë përfshirë një automjet tip ‘’Smart’’ me shofer 20-vjeçarin Orlando Koshi dhe një motor i cili drejtohej nga 22-vjeçari Klauid Hadëri.

Si pasojë e përplasjes, Hadëri ka pësuar dëmtime në kokë dhe është transportuar menjëherë në urgjencën e spitalit rajonal, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e qarkullimit rrugor kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë kryer testin e alkoolit për drejtuesit e mjeteve, ku rezultoi se të dy kishin nivel 0.00 mg/l.

Grupi hetimor vijon punën për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, i cili ndodhi në minutat e fundit të ditës së shtunë.

ME TE LEXUARAT