3 pozicione për anëtarë të KLP, Çela: Prokurorët e interesuar të paraqesin kërkesën me shkrim deri më 21 korrik

Aktualitet

3 pozicione për anëtarë të KLP, Çela: Prokurorët

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela këtë të hënë shpalli thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit nga prokurorët për tre pozicione për anëtarë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Sipas njoftimit të Prokurorisë së Përgjithshme tre anëtarëve të KLP-së u përfundojnë mandatet më 18 dhjetor 2026.

“Bazuar në nenin 107 të ligjit 115/2016, thirrja u hap pasi në 18 dhjetor 2026, përfundon mandati për tre anëtarë të KLP-së, nga të cilët një i zgjedhur nga rradhët e prokurorëve të shkallës së parë, një anëtar nga prokurorët e Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe një anëtar nga prokurorët në Prokurorinë e Përgjithshme”, thuhet në njoftim.

Më tej bëhet me dije se brenda datës 21 korrik, prokurorët e interesuar duhet të paraqesin kërkesën me shkrim drejtuar Prokurorit të Përgjithshëm i cili thërret më pas Mbledhjen e Përgjithshme të Prokurorëve të të gjithë niveleve për zgjedhjen e kandidatëve.

“Ftohen prokurorët nga radhët e prokurorive të shkallëve të para të juridiksionit të përgjithshëm dhe të Prokurorisë së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, përfshirë dhe prokurorët e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, dhe Prokurorisë së Përgjithshme, që plotësojnë kriteret sipas ligjit 115/2016,

“Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, të shprehin interesin e tyre për të marrë pjesë në procesin e zgjedhjes së anëtarëve në Këshillin e Lartë të Prokurorisë në adresën elektronike [email protected] dhe adresën postare të Prokurorisë së Përgjithshme: Rruga Qemal Stafa, Nr.01,1001, Tiranë”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

ME TE LEXUARAT