“Zvërneci”, shkëndija se çfarë gjenocidi po i ndodhte Shqipërisë”/ Dalipi: Shqiptarët u zgjuan, po kuptohen…

Aktivisti Visuar Dalipi ka krahasuar protestat e fundit me lëvizjen studentore të vitit 1990, duke i cilësuar si një moment kthese për vendin.
Sipas tij, ashtu si ndërprerja e energjisë elektrike u bë shkëndija që ndezi revoltën kundër regjimit komunist 36 vite më parë, edhe ngjarja e Zvërnecit ka shërbyer si katalizator për zgjimin e qytetarëve.
Dalipii tha se reagimi popullor tashmë ka tejkaluar një kundërshtim ndaj një ligji të vetëm, duke e cilësuar atë si një zgjim të ndërgjegjes kombëtare dhe duke përmendur edhe një postim të Ambasadës Gjermane për 2 Korrikun, që sipas tij, tregon se edhe partnerët ndërkombëtarë po kuptojnë zhvillimet në Shqipëri.
Visuar Dalipi: Kjo nisi për Zvërnecin. Në 1990 studentët e nisën protestën se ikën dritat 2 ditë… dhe kjo ishte një shkëndijë se çfarë gjenocidi po i ndodhte Shqipërisë.
Kjo ndodhi edhe sot. Në mënyrë ironike, ata që fikën dritat në ’90 u duhet bërë një kafe. Dhe këtyre që bënë atë gjënë në Zvërnec u duhet dhënë një kafe sepse zgjuan shqiptarët.
Është më e madhe. U zgjua gjaku shqiptar. Ambasada gjermane bëri një postim në 2 korrik për 1990-ën që po ndodh e njëjta gjë si në ato vite dhe na janë mbushur sytë me lot. Edhe shtetet e tjera po e kuptojnë se çfarë po ndodh. është më e madhe se një ligj.


