“28 euro për një transfertë me jashtë”, gazetari denoncon publikisht “Raiffeisen Bank”

Nga Rrjeti

“28 euro për një transfertë me jashtë”, gazetari

TIRANE - 2 shkurt 2023 - Komisionet dhe tarifat e larta që aplikon Raiffeisen Bank në Shqipëri janë kthyer në shqetësim për qytetarët.

Të shumtë janë ata që denoncojnë rastet e diskutueshme apo mbajtjen e parave në shuma të larta për veprimet që kryejnë përmes llogarive në këtë bankë.

Rasti më i fundit është ai i gazetarit të njohur Gjergji Erebara.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai thotë se për një transfertë më jashtë shtetit,  Raiffeisen Bank i ka mbajtur plot 28 euro. Kjo shumë me kursin e sotëm të këmbimit, është saktësisht: 3,231.2 lekë të reja.

Gazetari shkruan edhe për një krahasim mes tarifave që bankat praktikojnë në vendet perendimore të zhvilluara si Norvegjia, ku mesa duket ky shërbim kushton më pak se gjysma e tarifës që aplikon Raiffeisen Bank ndaj qytetarëve shqiptarë.

“28 euro për një transfertë me jashtë”, gazetari
Postimi i gazetarit ne rrjetet sociale diten e djeshme

“Për të transferuar një shumë parash me bankë nga Norvegjia në shqipëri, kushton 12 euro për dërgesë. Për të transferuar anasjelltas, Raiffeisen Bank kërkon 28 euro”, shkruan gazetari.

Ai e lidh këtë fakt, me sjelljen e bankës në fjalë, e cila sipas renditjes dhe të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë është një nga më të shtrenjtat në vend.

Po kështu, sipas gazetarit, tarifat e kësaj banke dëshmojnë konkurencën e munguar në këtë sektor në Shqipëri dhe dështimin e reformës në sistemin e pagesave.

ME TE LEXUARAT