11 të prekur nga bruceloza! Sëmundja kaloi nga kafshët tek njerëzit, mjekët: Ja se çfarë e shkakton
Bruceloza, tashmë në vendin tonë është përhapur nga kafshët tek njerëzit. Deri më tani numërohen njëmbëdhjete raste, midis tyre edhe meshkuj të mitur, të cilët rrezikojnë seriozisht shëndetin.
Një nga shkaqet se përse kjo sëmundje e rrezikshme po përhapet tek njerëzit është edhe mungesa e vaksinën së brucelozës tek fermat e bagëtive.
Sipas Planit Kombëtar te Vaksinimit, të hartuar nga ekspertët e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, kafshët duhet të ishin vaksinuar që në fillim të pranverës, me qëllimin e vetës për të parandaluar infektimin me brucelozë nga kafsha tek njerëzit.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Por sa e rrezikshme është sëmundja e brucelozës?
“Sëmundja e brucelozës kalohet tek njeriu nëpërmjet ushqimeve si bulmeti dhe mishi. Kjo sëmundje shfaqet në forma të ndryshme që nga djersitja e tepër e deri tek problemet kockore si artriti apo disku vertebral”, tha Gent Stroni-mjek Infeksionist.
Top Channel në datën 19shtator i ka dërguar një shkresë zyrtare Ministrisë së Bujqësisë se përse vaksina e brucelozës nuk është aplikuar tek të imtat për vitin 2024, por kemi marrë vetëm heshtje, edhe pse e drejta e informimit është një detyrim ligjor.
Vaksina e brucelozës duhet të aplikohet tani menjëherë, përveç se rrezikon jetën e kafshëve, rrezikon shëndetin publik dhe fermerët.
E gjitha kjo vonesë nuk ka asnjë shpjegim nga ministrja Anila Denaj, ku kjo e fundit duhet të garantojë kafshë dhe ushqime të shëndetshme./top channel