Aksident i rëndë në Elbasan-Peqin/ Shoferi humb kontrollin e mjetit, plagosen 2 persona
Lajmifundit
/
25 September 2026, 18:39
Aktualitet

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 14:00 në aksin nacional Elbasan-Peqin, pranë fshatit Pajovë.
Sipas informacioneve paraprake, aksidenti nuk ka pasur pasoja fatale.
Ngjarja ka shkaktuar dëme materiale dhe lëndime të drejtuesit të mjetit dhe njërit prej pasagjerëve , ndërsa ende nuk janë bërë të ditura detaje të plota lidhur me dinamikën e përplasjes.
Në vendngjarje ishin shërbimet përkatëse, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.


