Zjarr në një banesë në Sarandë, lëndohen dy të moshuar

Aktualitet

80599_screenshot-2026-05-03-101010_utv.webp

Një çift të moshuarish është lënduar si pasojë e një zjarri që përfshiu banesën e tyre gjatë natës në lagjen nr. 1 të Sarandës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:15, kur flakët kanë përfshirë banesën ku ndodheshin Kristaq Zhupali, 83 vjeç, dhe bashkëshortja e tij Ksanthipi Zhupali, 72 vjeç. Të dy kanë pësuar asfiksi dhe dëmtime të lehta si pasojë e tymit dhe janë dërguar në Spitalin e Sarandës për trajtim mjekësor.

Pas njoftimit, zjarrfikësit kanë mbërritur në adresë dhe kanë ndërhyrë për të vënë nën kontroll situatën, duke shmangur përhapjen e flakëve në pjesë të tjera të banesës apo në objektet përreth.

Nga verifikimet e para dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një problem teknik në sobën e gatimit. Megjithatë, shkaku i saktë dhe rrethanat e incidentit do të përcaktohen pas veprimeve hetimore.

Policia ka nisur procedurat për dokumentimin e ngjarjes, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të saj.

ME TE LEXUARAT