Samsung me probleme! Telefonat S10 mund ti hapi kushdo

Teknologji

Kompania Samsung ka pranuar se telefonat Galaxy S10 kanë probleme me skanerin e shenjave të gishtërinjve dhe atë mund ta hapi kushdo.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kur u prezantua në fillim, Samsung e quajti sistemin e vërtetimit të gjurmëve të gishtërinjve si “revolucionar”.

Një grua kishte vendosur shenjat e gishtërinjve në celular dhe më pas e kishte provuar me gishtin e dorës tjetër dhe celulari ishte hapur.

Më pas ajo kishte thirrur edhe bashkëshortin për ta provuar dhe sërish ishte hapur.

Kompania reagoi duke u shprehur se do ta zgjidhte problemin me anë të një aplikacioni, por edhe pas aplikacionit situata ishte e njëjtë.

Përdoruesve të Galaxy S10 u kërkohet që të fikin opsionin e njohjes së gishtërinjve deri sa të rregullohet problemi, pasi celulari i tyre nuk është i sigurt.

ME TE LEXUARAT