Rama në OKB: Ja rreziqet që i kanosen civilizimit nga IA

Aktualitet

er.png

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së vuri theksin te ajo që po ndodh me Inteligjencën Artificiale dhe mënyra se si po përdoret ajo sot.

Rama renditi disa nga pikat se si IA mund të kthehet në rrezik për civilizimin.

“Jam surprizuar shumë pozitivisht që shumë miq donin të dinin rreth asaj që po ndodh në vendin tonë me IA. Mendova që ishte një ide e mirë të ndaja me ju mendimet për këtë. IA po ndryshon gjërat më intime. Mund të hyjë në mendjen e një qytetari. Shqipëria nuk është zhvilluese e modeleve të fjalës së fundit, por jemi një komb që e kemi jetuar tashmë të ardhmen, që të tjerë po e debatojnë. Mendoj që mesazhi që ju detyroheni është një mesazh tejet i thjeshtë. Rreziku më i madh është se IA nuk është se do të ndalojë së binduri njerëzimit, por do t’i bindet individit”, tha Rama.

Më tej, kryeministri Rama theksoi se IA mund të përdoret për të thënë gënjeshtra, por mund të përdoret edhe në të mirë të njerëzimit. Rama theksoi se Shqipëria sot ka “DIELLËN”, e cila shërben për të kontrolluar shtetin, por jo për të bërë ligje.

“Ato nuk kanë ambicie të vetën, por u shërbejnë ambicieve të të tjerëve. Nuk thonë gënjeshtra në interes të tyre, por thonë miliarda gënjeshtra për të tjerët. Makineria nuk ka ndërgjegje. Në të njëjtën kohë, stimujt ekonomikë shpërbëjnë gjithnjë e më tepër kapacitetet njerëzore. Shkruaje kodin që të mos e kuptoj, shkruaje raportin që të mos mendoj. Kur suksesi matet me sa shumë punë makina i heq njerëzve, mund të kemi institucione më funksionale, por njerëz më pak të aftë. Një civilizim që ka lënë në dorë të të jashtëm përgjegjësinë. Ne mund të ndërtojmë IA që mëson në vend që vetëm përgjigjet, një inteligjencë që fuqizon qenien njerëzore. Pyetja nuk shtrohet se sa shpejt e kreu pyetjen, por sa mësoi qenia njerëzore.

Shqipëria u bë vendi i parë që solli një instrument të IA përmes “DIELLËS”, ministrja jonë, por nuk e bëmë këtë për të çuar sovranitetin e njerëzve te makina, por për të bërë shtetin më llogaridhënës. Asnjë makinë nuk trashëgon përgjegjësi kushtetuese. Pas çdo vendimi juridik duhet të jetë një emër për t’u përgjigjur”, vijoi Rama.

Më tej, numri një i qeverisë shqiptare theksoi se rreziku i dytë i madh është përhapja e gënjeshtrës, duke sjellë rastin e protestave në Shqipëri. Rama tha se qytetarët kishin shumë arsye për të protestuar, por ishte një shkëndijë e rreme që u prodhua në rrjet ajo që solli kryengritje.

“Shtresa e dytë, IA brenda një shteti mund të reduktojë distancën mes qytetarit dhe institucionit, por është llogaridhënies të vërtetën nga gënjeshtra. Ju keni dëgjuar për të ashtuquajturin “revolucion”, narrativa e një pushtimi të bregdetit izraelit, që asnjëherë nuk ndodhi, por u përcoll përmes kanaleve dhe shqiptarët e morën atë.

Pasojat ishin reale, qytetarët kishin arsye për të protestuar, por befas protestonin dhe kundër një armiku fantazëm. Shprehja antisemitike hyri për herë të parë në vendin tonë. Shqipëria është i vetmi vend në botë që e mbylli LIIB me më shumë hebrenj se në fillim. Trillimi u shndërrua në një realitet. Algoritmi nuk shpiku objektivin, por zbuloi si të aktivizonte urrejtjen tonë. Ky është mashtrim sistematik si shpjegim.

Ndërhyrjet në zgjedhje nuk kërkojnë më një stacion televiziv, tani mund të veprojmë me vendosmërinë e secilit prej votuesve. Dy fqinj mund të jetojnë në të njëjtën rrugë, por në realitet krejtësisht të ndryshme. Kur kjo ndodh, demokracia nuk humb thjesht një debat, humbet terrenin e përbashkët ku bëhet i mundur debati”, tha kryeministri shqiptar.

Po ashtu, Rama tha se pika e tretë e rrezikut është shpërndarja. Sipas tij, fjala e lirë i përket individit, por kur ajo shpërndahet dhe transformohet, atëherë bëhet e rrezikshme.

“Për shekuj me radhë kërcënimi më i madh ishte censura, sot kërcënimi më i madh i fjalës është liria e shpërndarjes. Fjala i përket qenies njerëzore, shpërndarja mund të blihet dhe të manipulohet”, deklaroi Rama.

ME TE LEXUARAT