Zbulohet emri, u kap me ar'më e municion në shtëpi, arrestohet 64-vjeçari në Fier

Një 64-vjeçar është arrestuar në Patos, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën një armë zjarri automatik dhe municion luftarak.
Operacioni, i koduar “No Guns 4”, u zhvillua nga shërbimet e Stacionit të Policisë Patos në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier, në kuadër të kontrolleve kundër armëmbajtjes pa leje.
Policia sekuestroi armën dhe fishekët si prova materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Fier/ Vijojnë operacionet kundër armëmbajtjes pa leje.
Posedonte armë zjarri automatik dhe municion luftarak, në banesën e tij, në Patos, vihet në pranga.
Sekuestrohen arma e zjarrit dhe municioni luftarak.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Patos, në kuadër të kontrolleve për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, operacionin e koduar “No Guns 4”.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Y. A., Patos, ku kanë gjetur 1 armë zjarri automatik dhe fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në vijim të veprimeve procedurale, specialiatët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin Y. A., 64 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


