Pritet t’i komunikohet masa, Vlora Hyseni mbërrin në GJKKO, jep mesazhin e koduar
Lajmifundit
/
24 September 2026, 12:02
Aktualitet

Ish-drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni, e shoqëruar nga forca të shumta policie, ka mbërritur në zyrat e Gjykatës së Posaçme.
Hyseni, e cila aktualisht është nën masën arrest shtëpie, sot pritet të njihet me masën e sigurisë.
Gjatë kalimit nga rruga drejt godinës, Hyseni është shprehur shkurtimisht, duke thënë: “Në takime me agjentët serb në dhomat e hotelit Rogner”.


