VIDEO/Xhaka përplaset në tribunë, tension i madh me tifozërinë, çfarë ndodhi në ndeshjen e Premier League?

Sunderland pësoi disfatë 3-1 në Premier League, në ndeshjen e luajtur ndaj West Ham. Përveç asaj çfarë u pa në fushën e lojës, spikati një moment në tribuna, aty ku protagonist ishte Granit Xhaka.
Heated exchange between Granit Xhaka and a few West Ham fans behind the bench. #WHUFC pic.twitter.com/MEapq9Vtax
— Roshane Thomas (@RoshaneSport) January 24, 2026
Mesfushori nga Kosova pati një mosmarrëveshje me një tifoz të West Hamit, me situatën që ishte gati të eskalonte.
Gjyqtari u detyrua të ndërpriste ndeshjen derisa situata u qetësua disi, për të vazhduar më pas normalisht lojën. Kujtojmë që Xhaka nuk kontribuonte dot në këtë takim në fushë pasi ishte i dëmtuar.


