Tronditje në futbollin grek/ Lojtari gjendet i pajetë në pishinë, e kërkoi gruaja e tij
Futbolli grek u trondit mbrëmjen e së mërkurës, kur u njoftua lajmi për ndarjen nga jeta të George Baldock. 31-vjeçari, u gjend i pajetë në pishinën e shtëpisë së tij, aty ku ndodhej i vetëm.
Partnerja e tij, kishte njoftuar se kishte humbur kontaktet me burrin e saj dhe kjo bëri që të nisnin lëvizjet. Gruaja telefonoi pronarin e shtëpisë që Baldock kishte marrë me qera, në mënyrë që ai të mund të shkonte dhe zbulonte se çfarë po ndodhte. Pronari shkoi në banesë dhe gjeti futbollistin të pajetë në pishinën e tij.
Arsyet e ndarjes nga jeta ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa sipas mediave greke, ai kishte rreth pesë orë i pajetë në pishinë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Baldok iu bashkua skuadrës së Panathinaikos, këtë sezon duke nënshkruar një kontratë trevjeçare për të luajtur në Superligën greke.
Ai kishte bërë më parë 12 ndeshje me ekipin kombëtar të futbollit të Greqisë. Gjatë karrierës së tij, futbollisti ishte pjesë e shumë klubeve angleze, teksa shkëlqeu te Shefield United, ku u aktivizua 205 ndeshje dhe shënoi 6 gola.