Shqipëria mes 10 vendeve me naftën më të shtrenjtë në botë

Aktualitet

Shqipëria mes 10 vendeve me naftën më të shtrenjtë

Shqipëria e shet naftën për 2,760 dollarë për litër – aq sa Danimarka, Norvegjia dhe Zvicra, vendet më të pasura europiane me paga mbi pesë herë më të larta se shqiptarët

Sipas “GlobalPetrolPrices”, çmimi mesatar i naftës në mbarë botën është 1.62 dollarë për litër. Si rregull, vendet më të pasura kanë çmime më të larta, ndërsa vendet më të varfra, si dhe ato që prodhojnë dhe eksportojnë naftë, kanë çmime dukshëm më të ulëta. Shqipëria dukshëm bën përjashtim nga ky rregull.

Të gjitha vendet kanë qasje në të njëjtat çmime të naftës në tregjet ndërkombëtare, por që nga ajo pikë, secila vendos taksa të ndryshme, të cilat rrisin çmimin përfundimtar.

Bazuar në të dhënat e fundit të publikuara nga platforma e njohur ndërkombëtarisht “GlobalPetrolPrices”, Venezuela dhe Irani po shisnin naftë më lirë se çdo vend tjetër më 7 shtator 2026. Çmimi në pus ishte vetëm 0.004 dollarë dhe 0.006 dollarë për litër!

Libia kishte një çmim prej 0.024 dollarësh/lt, me Algjerinë, Kuvajtin dhe Egjiptin që shitnin midis 0.233 dhe 0.400 dollarësh/lt. Në Arabinë Saudite ishte pak më e shtrenjtë, me 0.477 dollarë.

Në Europë, Turqia ka naftën më të lirë me 1.834 dollarë për litër, me Moldavinë dhe Poloninë që ende i rezistojnë presionit, duke shitur nën 2 dollarë.

Në Greqi, çmimi mesatar i naftës, gjithmonë bazuar në platformën ndërkombëtare, ishte 2.387 dollarë për litër , më i ulët se Portugalia, Italia, Belgjika, Franca dhe Gjermania, por më i shtrenjtë se Spanja, Suedia, Kroacia, Serbia, Qiproja dhe Bullgaria.

Shqipëria është surpriza më e madhe. Vendi ynë sipas INSTAT kishte një pagë mesatare prej 92,150 lekësh, ose rreth 1,000 eurosh në muaj (880 euro neto) renditet pranë ekonomive të fuqishme si Singapori vendet skanidnave dhe Zvicra, duke shitur naftë për 2,760 dollarë për litër .
Shqipëria renditet e 8-ta në botë për naftën më të shtrenjtë. Për sqarim, Hong Kongu kryeson listën me gati 4.7 dollarë për litër.

10 vendet me çmimet më të shtrenjta të naftës (në dollarë amerikanë):

Hong Kong: 4,697
Malavi: 3,375
Danimarka: 3,026
Norvegjia: 2,974
Zvicër: 2,804
Lihtenshtajni: 2,791
Singapori: 2,780
Shqipëria: 2,760
Holanda: 2,725
Gjermania: 2,720

ME TE LEXUARAT