Goditet arbitri, Partizani triumfon në derbi ndaj Tiranës

Sport

Goditet arbitri, Partizani triumfon në derbi ndaj Tiranës

Arbitri i derbit Partizani-Tirana, Eldorian Hamitaj, me ndihmësit e tij, është goditur me gota birre pas përfundimit të ndeshjes së fituar nga të kuqtë me rezultatin 2-1.

Ndeshja përfundoi me 14 kartonë të verdhë, 7 për secilin ekip dhe 2 kartonë të kuq, 1 për secilin ekip.

Tifozët e shprehën pakënaqësinë e tyre në këtë mënyrë ndaj arbitrit kryesor.

Goditet arbitri, Partizani triumfon në derbi ndaj Tiranës

Partizani fitoi ndeshjen me Tiranen ne derbin e kryeqytetit. Rezultati u vendos ne pjesen e dyte.

Dy gola të Maget i kanë dhënë Partizanit suksesin e radhës 2-1 në derbi teksa zgjatin pritjen e bardhebluve për një sukses në sfidën e ndezur mes skuadrave kryeqytetase.

Ndeshja eshte mbyllur ne 90’+8’ me fitoren 2-1 të Partizanit.

Goditet arbitri, Partizani triumfon në derbi ndaj Tiranës

Goli i dyte per te kuqte u shenua ne minuten e 90’+3’ ne nje aksion perfekt i të kuqve me Maget i cili merr topin në kufijtë e zonës dhe shënon përsëri në portën e Kozit. 

Pjesa e pare

Derbi Tirana-Partizani e mbylli pjesen e pare me rezultat te barabarte, 1-1.

Ndeshja ka nisur në 19:00 në 'Air Albania'. Sfida e javës së 33-të në Superligës është e katërta mes tyre këtë sezon, me bardheblutë që kanë 19 muaj pa fitore kundër "Demave".

Tirana kërkon pikë me ngulm për në "Final 4", zonën që të çon në ndeshjet shtesë në garën për titullin kampion, pikët janë më të domosdoshme se kurrë, nisur kjo nga fitorja e Skënderbeut dhe pika e marrë nga Dinamo.

Komentet e ndeshjes:

19:54 - Mbyllet 1-1 pjesa e parë, pas tetë minuta shtesë në fundin e 45 minutave të para.

19:45 - Arbitri Eldorjan Hamiti nxjerr Hoxhallarin me karton të kuq te Tirana. Ndërhyn VAR dhe pas pamjeve anulon vendimin.

19:41 - Tirana barazon me Kristal Abazaj pasi shënon me kokë dhe vendos ekuilibrat.

19:15 - Maguette zhbllokoi ndeshjen me një supergol nga 25 metra duke shenuar per Partizanin.

ME TE LEXUARAT