Ndërron jetë tragjikisht futbollisti i KF Gjakova
Lajmifundit
/
24 Prill 2026, 09:25
Sport

Klubi i Futbollit Gjakova 1961 ka bërë të ditur lajmin për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike dhe të parakohshme të futbollistit të tyre, Lendrit Fetahaj.
Në një telegram ngushëllimi, klubi ka shprehur dhimbjen për humbjen e tij, shkruan KosovaPress.
Përmes mesazhit të tyre, KF Gjakova i ka shprehur ngushëllime familjes Fetahaj, si dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e vlerësuan Lendritin gjatë jetës dhe karrierës së tij.


