“Ja pse është mbreti i futbollit”, bota i përulet Messit pas triumfit ndaj Anglisë
Lajmifundit
/
16 Korrik 2026, 11:30
Sport

Lionel Messi vazhdon të sfidojë kohën. Në moshën 39-vjeçare, kapiteni i Argjentinës ishte sërish vendimtar në fitoren 2-1 ndaj Anglisë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026, duke e çuar kombëtaren e tij në finalen e dytë radhazi.
Me dy asistet e tij ndaj Anglisë, Messi ka shkuar në tetë gola dhe katër asiste në këtë Botëror, duke qenë ndër futbollistët më vendimtarë të turneut.
Në finalen e së dielës, Argjentina do të përballet me Spanjën, vendin ku Messi kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij me Barcelonën.
Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, nuk kurseu elozhet për kapitenin e tij


