FOTO/ Zhoao Feliks kapet mat, puthje dhe skena të nxehta me një yll të “TikTok”-ut

Zhoao Feliks është fotografuar në Majami në momente mjaft intime me tiktokeren argjentinase Klari Kremaski, duke ndezur menjëherë spekulimet për një romancë të re.

Pasi futbollisti portugez u kap nga paparacët duke puthur një vajzë të re në Majami, bota e “showbiz”-it dhe e “gossip”-it sportiv nisi menjëherë të kërkojë identitetin e saj.

Emri që po përmendet më së shumti është ai i Klari Kremaskit, 21-vjeçares argjentinase dhe krijuese e njohur e përmbajtjes në rrjetet sociale. Me mbi 2.5 milionë ndjekës në “TikTok”, Klari është bërë e famshme falë videove të saj humoristike, klipeve të kërcimit dhe përmbajtjeve të lidhura me futbollin.
Përveç suksesit në rrjetet sociale, ajo ka bërë edhe katër projekte muzikore, duke provuar talentin e saj edhe në industrinë e muzikës.








