Botërori 2026/ Nis në Toronto sfida mes Kanadasë dhe Bosnje-Hercegovinës, ballkanasit jo favoritë

Sport

Botërori 2026/ Nis në Toronto sfida mes Kanadasë dhe

Po luhet në stadiumin e Torontos ndeshja e parë e grupit B mes kanadasë dhe Bosnje-Hercegovinës, që për të ardhur në Botëror eliminoi Italinë në ‘play-off’.

1’-Ka nisur në Toronto ndeshja mes Kanadasë dhe Bosnje-Hercegovinës. 1 orë e 30 minuta para se skuadrat të zbrisnin në fushë u mbajt edhe ceremonia hapëse.

Si vijnë skuadrat

Për herë të parë në histori Kanadaja do të luajë sonte një ndeshje të Botërorit në shtëpinë e saj, teksa pret në orën 21:00 në Toronto Bosnje-Hercegovinën.

Kjo është ndeshja e parë e grupit B, teksa trajneri i Kanadasë Jesse Marsch ka në dispozicion emra si Jonathan David i Juventusit, Larin i Southampton, Kone i Sassuolo-s, por edhe Buchanan i Villareal.

Megjithatë ballkanasit në prezencën e tyre të dytë në histori në Botëror do të mbështeten te eksperienca e kapitenit 40-vjeçar Edin Dzeko, ndërsa nuk mungojnë as talente si mbrojtësi i Sassuolo-s Muharremovic i cili kërkohet nga Interi, por edhe sulmuesi Kerim Alajbegovic i Salzburg që ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve evropiane.

ME TE LEXUARAT