Habit mjekja shqiptare: Gjej kruajtëse dhëmbësh në vesh, bateri kukullash apo dhe flokë

Mjekja otorinolaringologë, Evelina Cenalia tha në “Good Morning Albanians”, se pavarësisht se thuhet shpesh në formë batute se njerëzit e kruajnë veshin edhe me çelës, e vërteta është se ka edhe më keq se kaq.
Nga eksperienca si mjeke ajo tha se ka pasur raste që në veshin e pacientëve ka gjetur edhe kruajtëse dhëmbësh, apo edhe sende të tjera, e ndonjëherë në vesh mund të futen edhe insekte dhe fije bari.
“Në vesh mund të futen edhe insekte, fije bari, ndonjëherë te çunat kur qethen mund të futen edhe qime flokësh. Unë nuk e rekomandoj as atë pastrimin e kanalit të jashtëm të veshit te berberi”,-tha mjekja.


