Detyronte gruan shtatzënë të prostituohej dhe e dhunonte nëse të ardhurat e saj ishin të ulëta, e pëson keq 26-vjeçari!

Soft

Detyronte gruan shtatzënë të prostituohej dhe e dhunonte

Një 26-vjeçar rumun është arrestuar në Padova të Italisë, pasi dyshohet se detyronte bashkëshorten e tij 20-vjeçare, e cila ishte shtatzënë në muajin e pestë, të prostituohej dhe e dhunonte fizikisht sa herë që ajo nuk sillte mjaftueshëm para. Sipas mediave italiane, e reja mbahej e izoluar, pa telefon celular dhe pa mundësi komunikimi me familjarët apo autoritetet.

Pas javësh dhune, ajo arriti të arratisej kur bashkëshorti ra në gjumë dhe kërkoi ndihmë në një lokal në Padovë. “Më ka rrahur, do të më vrasë”, u tha ajo personave të pranishëm, duke u kërkuar të njoftonin menjëherë policinë.

Nga hetimet rezultoi se 26-vjeçari e detyronte gruan të prostituohej, ndërsa në rast se ajo kundërshtonte ose fitonte pak para, e rrihte brutalisht dhe nuk e lejonte të merrte ndihmë mjekësore. Në një nga episodet e fundit, ai e kishte detyruar të gjunjëzohej në dysheme si formë ndëshkimi.

Policia ndërhyri menjëherë, i dha ndihmën e parë 20-vjeçares dhe lokalizoi autorin në një strukturë akomoduese në lagjen Sacro Cuore. Ai u arrestua për veprën penale të keqtrajtimit në familje, ndërsa ndaj tij është ngritur edhe dyshimi për shfrytëzim prostitucioni.

Hetimet zbuluan se 26-vjeçari ishte proceduar edhe më parë, sapo kishte mbushur 18 vjeç, për një rast të ngjashëm të shfrytëzimit të prostitucionit ndaj një tjetër shtetaseje rumune. Autoritetet italiane kanë nisur gjithashtu procedurat për dëbimin e tij nga Italia.

ME TE LEXUARAT