200 mijë euro për të thënë ‘Po’! Pse të pasurit e botës po martohen në Itali

ITALI- Nga brigjet e Amalfit te Liqeni i Komos, Italia është kthyer në një nga adresat më të lakmuara për dasmat luksoze të VIP-ave dhe çifteve të pasura nga e gjithë bota.
Pas emrave si George Clooney dhe Amal, Emily Blunt dhe John Krasinski, si dhe Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez, vëmendja është rikthyer te Italia edhe përmes Dua Lipës, duke e bërë vendin sërish pjesë të bisedave për dasmat e personazheve të famshëm.
Por pas shkëlqimit dhe fotografive perfekte fshihet një industri që vlen miliona.
Vetëm gjatë vitit 2024, më shumë se 15 mijë çifte ndërkombëtare zgjodhën Italinë për ceremoninë e tyre. Dasmat e tyre gjeneruan rreth 2.2 milionë netë qëndrimi dhe afro 660 milionë euro të ardhura.
Dhe për një dasmë luksoze, shifrat nisin të bëhen edhe më marramendëse: një festë dy ose tre ditore me 80 deri në 120 të ftuar mund të kushtojë të paktën 200 mijë euro, ndërsa ceremonitë më ekskluzive kalojnë lehtësisht 250 mijë euro.
Liqeni i Komos, Kapri, Bregu i Amalfit, Toskana dhe Pulia janë ndër destinacionet më të kërkuara.
Në fund, formula duket e thjeshtë: një vend magjik, një listë të ftuarish VIP dhe një buxhet pa kufij.
Italia ka gjithçka për ta kthyer një martesë në një spektakël.
Dhe duket se të pasurit e botës e kanë zgjedhur tashmë skenën e tyre.


