"Zoti më dha atë që doja më shumë në jetë"/ Ish-banorja e BB jep lajmin, nënë për herë të parë

Showbiz

"Zoti më dha atë që doja më shumë në

Në një postim të bërë së fundmi në rrjetet sociale, Genta ka publikuar disa foto krah partnerit të saj, Arbrit, me barkun e rrumbullakosur.

Në mbishkrim ajo përshkruan emocionin dhe mirënjohjen në këtë kapitull të ri të jetës:

“Do doja të shkruaja diçka, por s’po më vjen asnjë fjalim në mendje. Zoti po më jep atë që doja më shumë dhe jam falenderuese pa masë. Falenderoj shumë të gjithë njerëzit që më kanë qëndruar afër këto 4 muaj".

Në një tjetër postim, ku Genta fryn qiriun e tortës së ditëlindjes, ajo shkruan se një vit më parë shprehu dëshirën, tashmë të realizuar, që të bëhej nënë. Ajo shtoi se e ndjen ende mungesën e gjyshërve, por nuk ndihet e vetme prej bebushit që pret të sjellë në jetë.

ME TE LEXUARAT