Vendimi i madh i çiftit/ Georgina Rodriguez bëhet ligjërisht nënë e të gjithë fëmijëve të Cristiano Ronaldos

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez zyrtarizuan marrëdhënien e tyre pas rreth një dekade së bashku, duke zhvilluar një ceremoni private në Portugali, larg vëmendjes së publikut dhe mediave.
Por përtej martesës, mediat portugeze raportojnë se në familjen e çiftit ka ndodhur edhe një tjetër ndryshim i rëndësishëm. Sipas këtyre raportimeve, Georgina ka ndërmarrë një hap ligjor për t’u bërë nënë e tre fëmijëve më të mëdhenj të sulmuesit.
Georgina ka qenë prej vitesh pjesë e jetës së tyre, megjithatë, marrëdhënia e saj me tre fëmijët nuk kishte të njëjtin status ligjor si lidhja prindërore me vajzat e saj dhe Ronaldos, Alana Martina dhe Bella Esmeralda.
Historia e tyre e dashurisë nisi në vitin 2017, kur Ronaldo dhe Georgina u njohën në një dyqan Gucci, ku ajo punonte si asistente shitjesh.
Lidhja e tyre u bë publike po atë vit dhe që prej atëherë çifti është shndërruar në një nga çiftet më të njohura të sportit dhe showbiz-it.


