Surprizon Mimoza Ahmeti! Zbulon projektin e ri, ja ku do e shohim artisten

Showbiz

Surprizon Mimoza Ahmeti! Zbulon projektin e ri, ja ku do e shohim artisten

Shkrimtarja dhe poetja Mimoza Ahmeti tha se fakti që publiku është fokusuar më shumë te figura e saj si personazh publik sesa te krijimtaria, e ka ndikuar edhe pse ky është një raport që vazhdon të diskutohet.

Në një lidhje direkte për emisionin “Aldo Morning Show”, ajo tha se po rikthehet edhe në muzikë. Ahmeti tregoi se është duke punuar për një projekt të ri muzikor dhe nuk përjashton mundësinë që pas tij të sjellë edhe këngë të tjera.

“Këngët e mia kanë fjetur gjumë nga 20 vjet. Tani po bëj një këngë me Bujakën, kemi bërë provën e parë në Durrës dhe u kënaqëm shumë. Jemi duke mbyllur dhe videokipin dhe pastaj do shohim mos bëjmë dhe nja dy këngë të tjera. Këngët e vjetra duhet t’i hedh në Youtube dhe të fillojnë të aksesohen.”

Në fund, Ahmeti theksoi se çdo krijim ka nevojë edhe për një element që ta bëjë të dukshëm për publikun.

ME TE LEXUARAT