Realizoi 13 klipe brenda tri ditësh, Bebe Rexha tregon pasojat në trupin dhe shëndetin e saj

Showbiz

Realizoi 13 klipe brenda tri ditësh, Bebe Rexha tregon pasojat në

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka zbuluar së fundmi për ndjekësit disa detaje nga sfidat fizike që ka kaluar gjatë xhirimeve të videoklipeve për albumin e saj të ri.

Rexha është në fazën përfundimtare të përgatitjeve për albumin “Dirty Blonde”, i cili përmban gjithsej 13 këngë, të gjitha të shoqëruara me videoklipe që pritet të publikohen njëherësh.

Në një postim të bërë së fundmi në “Twitter”, artistja e hitit “I’m A Mess” publikoi një video ku tregon shenjat e trupit që ka marrë gjatë xhirimeve intensive, nga këmba, duart dhe krahët, deri tek thonjtë.

“Kjo jam unë pas xhirimit të 13 klipeve në tri ditë,” shkroi Rexha në mbishkrimin e videos, duke dhënë një pamje të sinqertë dhe të hapur mbi përkushtimin fizik dhe emocional që kërkon realizimi i një albumi vizual.

Realizoi 13 klipe brenda tri ditësh, Bebe Rexha tregon pasojat në

ME TE LEXUARAT