“Nuk do të harrohet kurrë”/ Aktori i famshëm i jep lamtumirën mikut të tij Chuck Norris

Showbiz

“Nuk do të harrohet kurrë”/ Aktori i famshëm i jep

Aktori Jean-Claude Van Damme i tha “lamtumirë” mikut të tij Chuck Norris përmes rrjeteve sociale.

Aktori i famshëm ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare, pasi u dërgua me urgjencë në një spital në Hawaii. Ai humbi jetën më 19 mars, por lajmi u bë i ditur dje nga familjarët e tij.

“Nuk do të harrohet kurrë”/ Aktori i famshëm i jep

Pasi postoi foto të tij me Norris në llogarinë e tij personale në “Instagram”, Jean-Claude Van Damme shprehu respektin që gjithmonë ndjente për të dhe i dërgoi ngushëllime familjes së tij.

“Ngushëllimet më të ngrohta për humbjen e mikut tim, Chuck Norris. Ne e njihnim njëri-tjetrin që nga vitet e mia të hershme dhe gjithmonë e respektova njeriun që ai ishte. Zemra dhe lutjet e mia janë me familjen e tij.

Ai nuk do të harrohet kurrë”, shkroi aktori, duke i thënë lamtumirë Chuck Norris./Shqip

 

ME TE LEXUARAT