Lirohet Noizy pas ndalimit në Zvicër: Shpifje e pastër, do dënohet me ligj - reagon rreperi

Showbiz

Lirohet Noizy pas ndalimit në Zvicër: Shpifje e pastër, do

Reperi Noizy është liruar pas ndalimit të bujshëm nga autoritetet zvicerane, një ngjarje që ka bërë shumë zhurmë në rrjet dhe mediat rozë.

Lajmin e ka konfirmuar vetë ai përmes një postimi në Instagram, ku sqaroi se arsyeja e ndalimit ishte një “shpifje e pastër” që çoi në një procedurë verifikimi të padrejtë ndaj tij.

“Një keqkuptim i rendë, i shkaktuar nga një shpifje e pastër, më përfshiu padrejtesisht në një
procedurë verifikimi nga autoritetet zvicerane.
Autori i kesaj shpifjeje do të perballet me pasojat ligjore, deri në denimin maksimal që parashikon ligji zviceran.”

Lirohet Noizy pas ndalimit në Zvicër: Shpifje e pastër, do

Ai theksoi se personi përgjegjës për këtë shpifje do të përballet me drejtësinë, duke paralajmëruar ndëshkim maksimal sipas ligjit zviceran.

Reperi nuk dha më shumë detaje për natyrën e akuzës apo identitetin e personit që ai pretendon se qëndron pas këtij incidenti, por reagimi i tij ka marrë menjëherë vëmendje të madhe nga fansat dhe publiku.

Ngjarja ka shkaktuar diskutime të gjera online, ndërsa mbështetësit e tij kanë reaguar në masë, duke shprehur solidaritet dhe duke e përkrahur publikisht.

ME TE LEXUARAT