Krisja e miqësisë së fortë/ Arbër Hajdari: "Heidit nuk i intereson më marrëdhënia me Eglën"

Spektakli i sotëm ka nisur me krisjen e miqësisë mes Hedit dhe Eglës, të cilat së fundmi janë shndërruar në armike të vërteta me njëra-tjetrës.
Sipas Eglës, Heidi ka qenë e para ajo që e ka sulmuar, duke e akuzuar se ajo ka ndërhyrë në marrëdhënien e saj.
Nga ana tjetër, Heidi është shprehur se i ka kërkuar disa herë që të largohej dhe të mos ndërhynte në marrrëdhënien e saj pasi situata ishte rënduar.
Arbër Hajdari: Ato merreshin vesh dhe me sy ishin të afërta por pse ndryshoi tani. Heidit nuk i ka diskutuar lufta me Eglën. Ndërsa tani jemi 4 javë para finales. Si lojtare inteligjente, nuk i intereson marrëdhënia me Eglën. Se të kesh aq shumë situata dhe pastaj të thuash u mbush kupa, si erdhi kjo mbushja e kupës?


