“Katër këngë deri tani…” – Tayna paralajmëron një verë me ritëm dhe surpriza muzikore

Reperja e njohur shqiptare, Tayna, ka paralajmëruar një rikthim të fuqishëm në skenën muzikore këtë verë.
Përmes një postimi në Instagram, ajo ka zbuluar se ka përfunduar katër këngë të reja, duke ngacmuar fansat për më shumë surpriza që pritet të sjellë.
“Katër këngë deri tani, për të gjitha shijet… po kush po ju thotë që s’ka më? Miq dhe mikesha… vera akoma s’ka filluar,” shkruan artistja në postimin e saj.

Kjo deklaratë ka ngjallur menjëherë reagime entuziaste nga ndjekësit e saj, të cilët presin një verë të mbushur me hite nga Tayna, e cila ka treguar më parë se di si të mbajë ritmin e sezonit të nxehtë.


