Ilnisa “futet” sërish në Big Brother Vip, shpërthen në lot kur takon Meritonin

Meritoni sot ka marrë një surprizë shumë të bukur, pasi në shtëpi është futur Ilnisa.
Ndërsa Ledioni i tha që duhet të lërë shtëpinë dhe të shkojë te dera e kuqe, Juli nuk i kurseu batutat.
“A e kemi thënë që ti del para të gjithëve”, kaq ka mjaftuar që banorët të qeshurin, ndërsa ai drejtohet drejt dhomës ku e pret surpriza.

Ilnisa është futur këtë mbrëmje në shtëpi për t’i bërë një surprizë të dashurit të saj, Meritonit.
Pasi janë takuar ata kanë shpërthyer në lot nga emocionet.
“Ky rrugëtim na dha dhuratën më të bukur, na dha njëri-tjetrin. Por ky udhëtim do të të kthejë si fitues. Mos më hajde në shtëpi pa fitore”, i tha ajo.


