Dy festa për Ajken, ja si e festuan Besi e Xhensila 7-vjetorin e vajzës

Ajka, vajza e këngëtares Xhensila Myrtezaj dhe aktorit Bes Kallaku, festoi dje 7-vjetorin e lindjes me dy festa të veçanta nga një me secilin prind, por me të njëjtën masë dashurie.
Pavarësisht se prindërit janë të ndarë, të dy nuk munguan në këtë ditë të rëndësishme për vogëlushen e tyre dhe e festuan në mënyrën e tyre unike, duke treguar se dashuria për fëmijën është mbi çdo ndarje.
Mbrëmjen e kaluar, Ajka festoi me babain e saj, Bes Kallakun, në një ambient të ngrohtë dhe familjar. Të pranishëm ishin miq të afërt dhe të ftuar të veçantë që ndanë me Besin këtë moment të bukur.
Atmosfera ishte plot muzikë, të qeshura dhe përqafime, ndërsa vetë Besi duket se e ka shijuar çdo sekondë pranë së bijës.

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm, ka qenë Xhensila ajo që e ka surprizuar Ajkën. Këngëtarja ka ndarë në Instagram një video shumë të ndjerë, ku Ajka shihet duke u zgjuar nga gjumi dhe përballur me një surprizë të ëmbël në shtëpi.
Dekori i realizuar me shumë kujdes, ngjyrat pastel, tullumbacet dhe prania e shoqeve të ngushta të Ajkës, krijuan një atmosferë të ngrohtë dhe intime. Xhensila e ka përshkruar momentin si një nga më të bukurit, duke e mbushur me emocione edhe rrjetin.
Dy festa, dy prindër, por një qëllim i përbashkët: të shënojnë një ditë të veçantë për Ajkën dhe ta bëjnë të ndihet e lumtur, e dashur dhe e vlerësuar.


