Aksident në aksin Qishbardhë-Peshkëpi, përplasen dy automjete, disa të lënduar
Lajmifundit
/
13 Shtator 2026, 14:46
Aktualitet

DIBËR – Një aksident rrugor është regjistruar këtë të diel në aksin Qishbardhë-Peshkëpi, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.
Sipas informacioneve paraprake, në njërin prej automjeteve udhëtonin turistë.
Si pasojë e përplasjes, disa persona kanë mbetur të lënduar, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e aksidentit dhe shkaqet që çuan në përplasjen e dy automjeteve.
Autoritetet vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.


