Dua Lipa “pushton” Hollywood-in: I bashkohet kastit të filmit të ri nga A24

Showbiz

Dua Lipa “pushton” Hollywood-in: I bashkohet kastit të filmit

Këngëtarja me famë ndërkombëtare Dua Lipa do të shfaqet në projektin e ri kinematografik “Peaked”, xhirimet e të cilit pritet të nisin së shpejti.

Filmi prodhohet nga A24 dhe do të drejtohet nga Molly Gordon, e cila ka kontribuar edhe në skenar së bashku me Ali Levitan.

Historia ndjek dy gra që rikthehen pas shumë vitesh në një ribashkim shkollor, duke tentuar të rifitojnë statusin dhe vëmendjen që kishin dikur.

Pjesëmarrja e Dua Lipës në këtë projekt shënon një tjetër hap në karrierën e saj përtej muzikës, duke zgjeruar praninë në industrinë e filmit.

ME TE LEXUARAT