Diddy merr rrugën e pendesës, reperi nis terapi dhe programe rehabilitimi në burg

Duket se Diddy po përpiqet të rikthejë kontrollin mbi jetën e tij dhe të largojë imazhin e djalit të keq. Sipas TMZ, reperi i njohur po merr pjesë në psikoterapi dhe programe vetëpërmirësimi, teksa ndodhet në Qendrën Federale të Paraburgimit në Brooklyn, New York.
Vetëm pak ditë pasi u shpall i pafajshëm për trafikim seksual, por fajtor për transportimin e dy grave për qëllime imorale, Combs thuhet se ka nisur të ndjekë programin STOP – një program që synon të parandalojë abuzimin seksual, dhunën në familje dhe në marrëdhënie.
Përveç kësaj, ai është pjesë e një programi rehabilitimi nga droga, i zhvilluar nga Dr. Harry K. Wexler. Ky proces vetëkorrigjimi ka nisur që para arrestimit të tij, në shtator të vitit 2024, dhe vazhdon ende sot.
Lëvizjet e fundit të Diddyt lënë të kuptohet se ai po përpiqet të ndërtojë një rrugë pendese dhe ndoshta të kërkojë një shans të dytë – në sytë e drejtësisë dhe të publikut.


