Dhe telashet për Cllevion nuk kanë të sosur, reperi ndalohet në aeroportin e Milanos dhe ....

Showbiz

Dhe telashet për Cllevion nuk kanë të sosur, reperi ndalohet

Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur me emrin e artit Cllevio, ka bërë me dije se është ndaluar nga autoritetet në aeroportin Malpensa të Milanos, teksa ishte nisur drejt Zvicrës për një koncert.

Lajmin e ka ndarë vetë përmes një videoje në InstaStory, ku shfaqen valixhet e tij në një hapësirë pritjeje në aeroport, të shoqëruar me mesazhin:

“Kjo është dhoma e pritjes para se të të fusin në paraburgim. Më vjen keq Zvicër, Rinora 4”.

Në një postim tjetër, Cllevio u kërkoi ndjesë fansave dhe organizatorëve për mungesën në koncertin e planifikuar në Zvicër. Reperi nuk ka dhënë detaje të tjera për arsyen e ndalimit nga autoritetet italiane.

ME TE LEXUARAT