Dasmë në horizont? Albi Nako i propozon për martesë “live” në emision të dashurës balerinë
Lajmifundit
/
16 Mars 2024, 18:22
Showbiz

Balerini Albi Nako ka prezantuar së fundmi partneren e tij, Dori, duke zbuluar shumë për historinë mes tyre, e cila ka nisur rreth 6 vite më parë.
Albi ka treguar se ndihet shumë i dashuruar dhe gjithashtu ka treguar se lidhja e tyre ka lindur krejt rastësisht, në ambjentet e punës.
Dhe duket se më në fund do të kemi një dasëm mes Albit dhe Dorit, pasi balerini i ka propozuar për martesë partneres së tij gjatë emisionit “S’e Luan Topi”.
Në video shihet se si balerini me një unazë në dorë përball Dorit, ndërkohë që sfodi është i mbushur me trendafila, ku shkruhet “Merry Me”.


