Aksident në Tepelenë, makina përplaset me motorin, plagoset një nga shoferët

Aktualitet

Aksident në Tepelenë, makina përplaset me motorin, plagoset

Një aksident është shënuar pasditen e kësaj të shtune në aksin Krahës-Tepelenë, ku një makinë është përplasur me një motor. Mësohet se si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit, 63-vjeçari, M.N ka përfunduar në spital me plagë të rënda.

“Rreth orës 16:20, në aksin rrugor Krahës-Tepelenë, automjeti me drejtues shtetasin B. M., 57 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin M. N., rreth 63 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi M. N., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”, njofton policia.

 

ME TE LEXUARAT