A do të rikthehet? Nuk i shpëton pyetjes për Big Brother VIP, Arbana Osmani jep përgjigjen epike

Showbiz

A do të rikthehet? Nuk i shpëton pyetjes për Big Brother VIP,

Moderatorja e njohur dhe shumë e dashur për publikun shqiptar, Arbana Osmani, ka reaguar sërish lidhur me një nga pyetjet që i bëhet më shpesh në media dhe rrjete sociale: A do të rikthehet në moderimin e Big Brother VIP?.

Në një prononcim për emisionin “Prive” në Klan Kosova, Arbana u pyet për herë të disatë për këtë temë, duke iu përgjigjur me sinqeritet dhe elegancën që e karakterizon.

“Unë e konsideroj një shenjë dashamirësie sa herë që më bëhet kjo pyetje, e marrë si shenjë dashurie, dashamirësie dhe ma bën shumë qejfin, por nuk e kam një përgjigje”, u shpreh ndër të tjerash.

Deklarata e saj vjen në një kohë kur emri i Arbanës vazhdon të lidhet ngushtë me Big Brother-in, program që ajo e ka moderuar për shumë vite dhe që falë prezencës së saj ka krijuar një lidhje të fortë emocionale me publikun.

ME TE LEXUARAT