Kryen dënimin e i sekuestrojnë makinën, por gjobat e taksat vazhdojnë

Aktualitet

LajmiFundit.al.jpg

Shtetasi R.B. u arrestua në vitin 2018 për një vepër penale, për të cilën ka kryer edhe dënimin.

Në kuadër të çështjes, automjeti i tij, tip Benz, u sekuestrua dhe në vitin 2020, me vendim, kaloi në pronësi të shtetit.

847ff5a4-03a4-4b05-9aa7-5734728267e6.jpg

 Pavarësisht urdhrit për ekzekutimin e vendimit, ndryshimi i pronësisë nuk ishte kryer. Për pasojë, edhe në vitin 2026 automjeti rezultonte ende në emër të R.B., i cili ishte përballur me dy gjoba, ndërsa prej vitesh kishte vijuar të kishte në ngarkim edhe taksat e automjetit.

Avokati Erid Sherifi shpjegon se përgjegjësia për zbatimin e vendimit është e institucioneve dhe qytetari nuk duhet të mbajë detyrime për një automjet që tashmë i ka kaluar shtetit.

Pas ndërhyrjes së emisionit “Stop”, Policia e Gjirokastrës u vu në lëvizje për ndryshimin e pronësisë së automjetit dhe heqjen e masave administrative. Kështu, pas disa vitesh, problemi i qytetarit mori zgjidhje.

ME TE LEXUARAT