Ministrja jep urdhrin e prerë: Nga ora 08:00 deri në 15:00 për nënat, zbardhet plani i ri

Aktualitet

1790246357_klodianaspahiu.jpg
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, u kërkoi drejtuesve rajonalë të shërbimeve sociale të identifikojnë nevojat e qytetarëve dhe të koordinojnë më mirë punën me institucionet qendrore. Gjatë një takimi me ta, ajo tha se shërbimet duhet të përgjigjen në kohë, veçanërisht për familjet dhe personat që kanë më shumë nevojë për mbështetje.

“Shërbimet sociale duhet të jenë aty ku janë nevojat e qytetarëve”, tha Spahiu, duke kërkuar që problematikat e hasura në terren të adresohen përmes bashkëpunimit mes strukturave qendrore dhe rajonale.

Ministrja foli edhe për ngritjen e qendrave ditore, si një mënyrë për t’u ardhur në ndihmë nënave që kanë nevojë për kujdes gjatë ditës për fëmijët e tyre. “Po punojmë shumë fort që të ngremë institucionet dhe ajo nënë ta çojë fëmijën atje në orën 08:00, te qendrat ditore, dhe të shkojë ta marrë në orën 15:00”, u shpreh ajo.

Një tjetër kërkesë e Spahiut lidhej me mënyrën si priten qytetarët në institucionet e shërbimit social. Ajo u bëri thirrje punonjësve të tregojnë empati ndaj personave që kërkojnë ndihmë. “Sa të futeni te institucioni e derisa të dilni, për njerëzit që aty hyjnë dhe dalin, ju duhet të jeni gjithmonë buzagaz”, tha ministrja.

Spahiu shtoi se puna do të vijojë për identifikimin e nevojave dhe të diagnozave shoqëruese të rasteve, brenda kuadrit ligjor dhe rregullave në fuqi.

ME TE LEXUARAT