Tritol banesës së gjyqtarit, reagon Gazment Bardhi: Akt kriminal!

Politikë

Tritol banesës së gjyqtarit, reagon Gazment Bardhi: Akt kriminal!

Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e raportuar mëngjesin e kësaj të diele në Shkodër, ku një sasi tritoli shpertheu në banesën e gjyqtarit, Tonin Stërkaj.

Në një postim në rrjetin social “X”, Bardhi ka bërë thirrje për zbardhjen e ngjarjes, teksa shkruan se autorët duhet të bëhen shembull për të mos lejuar cënimin e sigurisë ndaj magjistratëve.

“Dënoj me forcë aktin kriminal, të dyshuar si i lidhur me detyrën, ndaj gjyqtarit të Shkodrës Tonin Sterkaj. Aktet për intimidimin me metoda mafioze të magjistratëve në detyrë, janë jo vetëm cënim i sigurisë së tyre dhe familjes së tyre, por prekin gjithë shoqërinë.

Duke u solidarizuar plotësisht me të dhe familjen e tij, i bëj thirrje institucioneve përgjegjëse që të zbardhin menjëherë çështjen dhe të vendosin para përgjegjësisë autorët, duke i bërë shembull të vendosmërisë sonë për të mos lejuar cënimin e sigurisë ndaj magjistratëve”,- shkruan Bardhi.

ME TE LEXUARAT