Socialistët i kërkuan të lërë mandatin, deputetja Koçeku: Shkojmë në zgjedhje të parakohshme dhe kandidoj në Tiranë, do marr edhe kecin me vete

Deputetja Marjana Koçeku, e cila dy ditë më parë deklaroi largimin nga Partia Socialiste dhe u reshtua si ligjvënse e pavarur ka reaguar sërish, duke iu përgjigjur të gjithë kritikeve.
Më anë të një postimi në Facebook “neomalësorja” thotë se nuk ua ka marrë askujt mandatin e deputetit, por thekson se për “10 muaj resht ia kanë marrë asaj”.
Ajo sfidon qeverinë duke i kërkuar shpërndarjen e parlamentit dhe të shkojnë në zgjedhje të parakohshme, për të matur forcat se kush fiton.
Reagimi i Marjana Koçekut:
Nuk ua kam marrë mandatin e deputetit. Ma keni marrë ju mue, për 10 muej rresht. Tash mandati ka ardhë në vend të vet.
Nëse jeni kaq të sigurt që unë nuk fitoj pa ju dhe ju i keni plot 83 mandate, atëherë shpërndajeni parlamentin, shkojmë në zgjedhje të parakohshme dhe masim forcat se kush fiton çka.
Kësaj radhe do marr me vete kecin tim të shtrenjtë, bashkë me kmesën e mprehtë, dhe do zbres me kandidue në Tiranë. Para se të vij, ndoshta iu marr leje malësorëve të mi me e folë gjuhën standarde


