Shqipëria do të presë për anëtarësimi./ Samiti i Tivatit: BE shtyn zgjerimin drejt Ballkanit Perëndimor me nismë franko-gjermane

Politikë

Shqipëria do të presë për anëtarësimi./ Samiti i

Në Tivatin e Malit të Zi u zhvillua një samit i rëndësishëm mes liderëve të Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku zgjerimi i Unionit ishte në qendër të diskutimeve. Takimi u mbajt në një klimë gjeopolitike të ndërlikuar, me Brukselin që e sheh afrimin e rajonit si kundërpeshë ndaj ndikimit në rritje të Rusisë dhe Kinës.

Në tryezë ishin të pranishëm liderë të vendeve kryesore të BE-së, si Emmanuel Macron, Friedrich Merz, Giorgia Meloni dhe Ursula von der Leyen, si dhe drejtuesit e shteteve të Ballkanit. Një nismë e re franko-gjermane u prezantua për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit: vendet që avancojnë me reformat do të kenë akses më të madh në tregun e përbashkët dhe mundësi për të dërguar vëzhgues në institucionet europiane, edhe para anëtarësimit të plotë.

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, e cilësoi zgjerimin si “investimin më të rëndësishëm gjeopolitik” të BE-së, ndërsa Von der Leyen theksoi se procesi duhet të mbetet i bazuar në meritë, por pa u zvarritur. Mali i Zi synon të bëhet anëtari i 28-të deri në vitin 2028, ndërsa Shqipëria shihet si një nga kandidatët më të avancuar. Kosova dhe Serbia, nga ana tjetër, përballen me pengesa për shkak të mosnjohjes së pavarësisë nga pesë shtete të BE-së dhe lidhjeve të ngushta të Beogradit me Moskën e Pekinin.

Përveç zgjerimit, samiti trajtoi edhe Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, që parashikon integrim ekonomik gradual dhe mbështetje financiare deri në 6 miliardë euro. Siguria ishte një tjetër temë kyçe, me diskutime mbi mbrojtjen, kërcënimet kibernetike dhe fushatat e dezinformimit.

Samiti, i zhvilluar nën moton “Prosperiteti dhe stabiliteti i përbashkët i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”, konfirmoi se zgjerimi mbetet një prioritet strategjik i Unionit. Për sigurinë e takimit, Mali i Zi angazhoi rreth 1.500 efektivë policie.

ME TE LEXUARAT